KETU MUN TE LEXONI DIQKA PER SHENDETIN TUAJ

     VETEM TEK 
www.niti-cool.page.tl

 
 Duhani, që tashmë dihet se ka lidhje me disa sëmundje, mund të rrisë gjithashtu rrezikun e infektimit me HIV, virus që shkakton sëmundjen e sidës, bënë të ditur sot kërkuesit. Në një rishikim të studimeve që i përket lidhjes midis duhanit dhe virusit HI, mjekët britanikë thanë se pesë nga gjashtë studime të cilët analizuan, treguan se duhanpirësit kanë më shumë shanse për infektim. Nëntë nga dhjetë studime të tjera që kanë të bëjnë me kalimin nga HIV në sëmundjen e lartpërmendur nuk gjetur lidhje me duhanin. Dr. Andrea Furber dhe kolegë e tij, që bënë të ditur zbulimet në gazetën për "Sëmundjet Seksualisht të Trasmetueshme", thanë se duhani mund të rrisë ndjeshmërinë te virusi HIV, duke modifikur një mori reagimesh ndaj sistemin imunitar. Kërkimet treguan se duhani është shkaku kryesor i vdekjeve të paevitueshme. Ai rrit rrezikun e infarkteve, problemeve me frymarrjen, mushkëritë dhe llojeve të ndryshme të kancerit. Rreth 40 milionë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga virusi HIV. Afërsisht 5 milionë vetë u infektuan në vitin 2005 dhe më shumë se 3 milion të rritur dhe fëmijë vdesin çdo vit nga sëmundje e SIDËS

Sytë, si të kurojmë shikimin e dobët

Disa sëmundje kanë periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të shumtën e rasteve shfaqet me ardhjen e ditëve të nxehta, gjatë stinës së pranverës dhe verës. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e infeksioneve.
Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që përdoret për këtë qëllim, është eufrazia. Eufrazia është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.
HURMA
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë.
PATATJA
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve, si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.
Trëndafili i majit
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.
Manaferra
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karrote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu, mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen për 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund të ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat.
detaje
Simptomat
Simptomat e para të alergjisë së syve janë: kruajtja që ndihet, skuqje dhe fryrje e qepallës së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Në të shumtën e rasteve sëmundja, në periudhën e pranverës, shoqërohet me dhimbje dhe ndjenjën e thatësisë në sy.
Shkaqet
Shkaktarët e alergjisë janë disa lëndë, që gjenden në mjedis, si pemët, pluhuri, kafshët shtëpiake, barërat, parfumet. Këta shkaktojnë reaksion me konjuktivën e syrit, që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lotëve.
Alergjitë
Një lloj alergjie është ajo që shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Një lloj tjetër është alergjia që shkaktohet nga faktorë të mjedisit. Faktor është edhe nxehtësia dhe dielli.

Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet

 Personat më të prekur nga sëmundja sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulçera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt.
Njerëzve që vuajnë nga ulçera në stomak nuk u rekomandohet të pijnë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efektë rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.
Lule basani
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulçerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqerremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.
Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.
Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit.
Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.
Detaje:
ALKOOLI
Personat që preken më shpesh nga sëmundja e ulçerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar se cilat janë shkaqet.
ASPIRINA
Njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
KAFEJA
Të sëmurëve, që vuajnë nga ulçera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Nuk u këshillohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.
Analizë e re për të zbuluar sasinë e nikotinës
Nëse fëmijët, apo adoleshentët pijnë duhan jashtë vullnetit të prindërve, tani mund të zbulohet fare lehtë. Një analizë e re zbulon saktësisht nëse një person ka pirë apo jo duhan. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert, që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëna kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar nëse janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu, këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve, kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti, pasi prindi tjetër pi duhan. TobacAlert ka filluar të përdoret në botë edhe nga ndërmarrje private ndaj punonjësve të tyre.
Puna
Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan.
Mohimi
Ka shumë njerëz, që nuk e pranojnë se pijnë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku ngulin këmbë, duke thënë se nuk pijnë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëna.
Fëmijët
Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pambrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione të ndryshme

Nëse pini duhan, më pak shanse për shtatzani

 
Duhanpirëset kërkojnë dyfishin e kohës së grave, që nuk konsumojnë duhan, për të mbetur shtatzënë, sipas një studimi të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor në Francë (Inserm).
"Rezultatet e para të studimit konfirmojnë efektin negativ të duhanit mbi fertilitetin, efekt ky që është pohuar edhe nga ekipe të tjera evropiane", thuhet në një komunikatë të Inserm. Projekti pilot konsistoi në studimin e 1200 grave nga 18-44 vjeç dhe të partnerëve të tyre. Konkluzioni i dalë nga ky institut është që: gjysma e femrave duhanpirëse donin dyfishin e kohës për të mbetur shtatzënë, në krahasim me ato që nuk pinin. Por këto efekte negative të duhanit nuk ndikojnë vetëm tek gratë, por edhe tek burrat. Mjekët nënvizojnë, që të paktën duhanpirësit duhet të mënjanojnë duhanin gjatë kohës që duan të bëjnë një fëmijë. Ky studim do të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen, kur gjatë kësaj kohe do të studiohen edhe rreth 20.000 persona.
Sëmundjet
Studimi është kryer në Francë dhe sipas të dhënave mësohet se numërohen rreth 14 milionë konsumatorë të duhanit. Më shumë se 12 milionë persona janë duhanpirës të rregullt. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët pijnë më shumë se një cigare në ditë, ku 33 për qind e zënë meshkujt, ndërsa 26 për qind janë femra. Sipas anketës, nga 17-vjeçarët e pyetur, katër në shjetë deklarojnë se pijnë duhan disa herë në muaj. 19-vjeçarët e pyetur deklarojnë se një në dy vetë pi rregullisht duhan çdo ditë. Po sipas kësaj ankete të kryer nga instituti francez mësohet se, përqindja e duhanpirësve është në rritje kryesisht tek 35-vjeçarët. Pirja e duhanit njihet se ka sjellë vdekshmëri të lartë në botë, ndërsa në Francë mësohet se kjo drogë ka vrarë më shumë se 60 mijë vetë në vit. Nikotina është vrasësëe për shëndetin, ku ata që pijnë më shumë se 20 cigare në ditë janë më të rrezikuarit. Nikotina është përgjegjëse edhe për anomalitë të tipit, si infarkt i miokardit, pasi dëmton rëndë zemrën. Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eliminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 për qind. Ata thonë se kanceri i mushkërive tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pijnë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona, megjithëse nuk pijnë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan.
Lënia e duhanit
Sipas anketës, mbi 60 për qind e duhanpirësve kanë bërë të paktën një herë një tentativë për ta lënë duhanin. Ndërkohë që gjatë tre viteve të fundit, vetëm dhjetë për qind e atyre, që kanë bërë një tentativë për ta lënë duhanin, ia kanë arritur. Ekspertët thonë se në se duhani eliminohet, pra nëse lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pijnë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Sipas tyre, me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërivë mund të pakësoheshin deri në 90 për qind.

Çaji i kinfushës parandalon sëmundjet e mëlçisë

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
Kura
Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Në rastet e dhimbjeve këshillohet të pihet menjëherë çaji i ëmbëlsuar me mjaltë. Përveç kësaj, pirja e çajit të kinfushës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit të lartë. Bima nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasira më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.
Çaji
Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugë me lulet e thara dhe të grimcuara të bimës, që hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet të zihet për 5 deri 10 minuta. Më pas lëngu i përftuar kullohet dhe pihet i nxehtë në 2 vakte, gjysmë ore para buke nga një gotë. Bari i kinfushëës në bujqësi konsiderohet nga fermerët si një prej barërave të këqija, që shfaqet me ardhjen e pranverës. Bima lulëzon nga muaji prill deri në qershor. Petalet e lules janë të shumta, në formë fijesh dhe me ngjyrë të bardhë në lejla. Bima gjendet kryesisht në zonat e ulta dhe ka një jetëgjatësi të shkurtër, arrin deri 40 centimetra lartësi. Është e pasur me substanca të shumta, siç janë edhe heterocidet, acid tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Këshillohet që pas mbledhjes dhe tharjes, lulet, që do të shërbejnë për të luftuar sëmundjet, të mbahen në vende të thata për të mos i humbur vetitë çudibërëse. Kjo bimë mund të veprojë deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Bari hyn në përbërjen e disa preparateve mjekësore, që përgatiten nga industria farmaceutike dhe që mund të tërhiqet nga farmacitë pa recetë mjekësore.


Paketë këshillash
Çaji i përgatitur prej bimës rekomandohet të pihet edhe në rastet e vështirësisë në tretjen e ushqimit

Këshillohet që çaji i bimës të mos u jepet në doza të mëdha fëmijëve

Pirja më shumë se 4 gota mund të shkaktojë të vjella dhe keqësojë shëndetin

Në rastet e sëmundjeve të lëkurës, layerja me lëngun e bimës do të jepte rezultate

Këshillohet që bima të mbahet në vende të thata, për ruajtjen e aftësisë kurative

Bima mund të tërhiqet në farmaci pa ndihmën e një recete mjekësore

       -- Mikroskop i ri për operacionet në tru --

Një aparaturë e re i është shtuar Neokirurgjisë. Aparati i mikroskopit “Pentro”, që ka kushtuar 40 mijë euro, do të bëjë të mundur që të gjitha operacionet në tru, palcë kurrizore dhe by-passet në të gjitha ndërhyrjet. Mikroskopi bën të mundur zmadhimin deri në 25 herë më shumë të vendit ku do të kryhet operacioni. Sipas shefit të Neokirurgjisë, Mentor Petrela, “në ndërhyrjet kirurgjikale toleranca është zero, prandaj duhet të përcaktohet në mënyrë tepër të saktë vendi dhe pozicioni sesi do të bëhet operacioni”. Mikroskopi “Pentra” është prodhim i vitit 2005 dhe me të punojnë të gjitha spitalet më të mira në Europë dhe Amerikë. Por, megjithatë, në vendin tonë ai do të jetë një aparaturë unikale. Sipas mjekëve specialistë, kjo aparaturë lejon, veç të tjerash, edhe përcaktimin e imazheve në një tjetër qendër shëndetësore. Numri i personave, të cilët kryejnë ndëehyrje në tru, është gjithmonë në rritje. Nëse në vitin 1990 numri i operacioneve shkonte deri në 250 ndërhyrje në vit, kohët e fundit ai ka shkuar deri në 1100 të tilla. Aparati i mikroskopit është blerë me fondet e shtetit shqiptar, pas një kërkese të vazhdueshme, që vetë mjekët neurokirurgë i kanë bërë Ministrisë së Shëndetësisë. Falë kësaj aparature rezultatet e operacioneve do të jenë më mira dhe numri i vdekjeve më të ulta. Teknologjia e këtij mikroskopi është shumë e lartë, ai bën të mundur ndrajen e një fije floku në 100 pjesë. Kjo tregon se nuk do të ketë më asnjë përqindje gabueshmërie.

-- Dy persona me Hiv infektuan tre fëmijët --

Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë të ditur, se dy personat me HIV që ishin në listën e gjakut nuk kanë infektuar më shumë se tre fëmijë talasemik. Silva Bino, drejtoresha e ISHP-së, deklaroi se gjatë gjurmimit epidemiologjik kanë rezultuar dy dhurues me HIV. Sipas saj, njëri dhurues është identifikuar në Lushnje dhe një në Tiranë, dhe më pas janë gjetur dy fëmijë talasemik që kanë marrë gjak pikërisht në datat e dhurimit. Ndërsa rasti i tretë i rezultuar me SIDA, sipas Binos, mendohet ta ketë marrë vite më parë. “Ai dhurues është ndjekur se kujt i ka dhënë gjak dhe fatmirësisht ky virus nuk është përhapur më shumë”, shtoi ajo. Sipas drejtoreshës nuk ka pse të përhapet panik tek njerëzit që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër ajo thotë se gjatë transfuzionit të gjakut nuk ka siguri 100 për qind pasi risku është i pranishëm kudo. Instituti i Shëndetit Publik ka kryer analizat e grupeve të njerëzve në risk sipas rrugëve të përhapjes së HIV-AIDS, të cilët rrezikojnë për shkak të transfuzionit të gjakut. “Të gjithë kemi nevojë për gjak dhe bashkë me të mund të marrim edhe riskun që mbart me vete”, u shpreh Bino. Nga ISHP-ja u testuan 1000 gra shtatzana dhe 200 fëmijë, të cilët rezultuan negativ. Ndërkohë disa nga personeli mjekësor kanë rezultuar si bartës të hepatitit C, për shkak të pakujdesisë gjatë punës me pacientët.

         -- Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit --

Ilaçi quhet Herceptin. Dhe ka filluar të përdoret për të kuruar fazat e avancuara të kancerit. Në studimet e pasqyruara në numrin e fundit të revistës së mjekësisë së New Englandit, për gratë që vuajnë nga formë e hershme, agresive e kancerit të gjirit, të cilëve iu dha Herceptin njëkohësisht me kemioterapinë, përqindja e rikthimit të kancerit ra me 50 për qind. Doktorët po i cilësojnë rezultatet të jashtëzakonshme.
Kjo kurë e re është arritja më entuziazmuese që prej më shumë se një dekade, sipas mjekes Susan Troyanit në Spitalin Beth Israel Deaconess në Boston.
“Të gjithë mbetëm të befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim që të kishte efekte pozitive shtesë, duke e bashkuar këtë kurë me kimioterapinë, por nuk prisnim një efekt kaq të madh”.
Mjekja Edith Perez e klinikës Mayo, është bashkëautore e artikullit në Revistën Mjekësore të New Englandit. Ajo thotë se Herceptina godet vetëm qelizat e sëmura të një formë veçanërisht vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.
“Herceptina godet vetëm qelizat kanceroze ndaj të cilave duhet të veprojë dhe ne prej vitesh kemi pritur një gjë të tillë”.
Herceptima, që shihet këtu me ngjyrë të verdhë, kapet pas një proteine të rëndësishme në tumoret agresive, duke bllokuar shumëziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtësi.
Për 25 milionë gratë që diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit në gjithë botën, ky është një lajm i tepër pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetësh me një formë agresive të kancerit të gjirit.
“Më kishin dhënë shumë pak shpresë, më pak se 30 për qind shans për të jetuar edhe pesë vjet të tjera. Nuk do të kisha mundësinë të shihja rritjen e vajzës sime. Më thanë se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte Herceptina”.
Studiuesit thonë se një analizë laboratorike mund të identifikojë se cilët pacientë mund të reagojnë pozitivisht ndaj Herceptinës. Një përqindje e vogël grash në këtë studim patën një dobësim të muskulit të zemrës. Por doktorët thonë se efektet pozitive të Herceptinës, janë shumë më të rëndësishme se rreziqet

        -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon --

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit, dje është mbajtur një konferencë shtypi në Ministrinë e Shëndetësisë. 24 Marsi na kujton se TB është një sëmundje infektive që po përkeqësohet përsëri dhe mbetet një problem mbarëbotëror. Kjo ditë është një apel për veprime konkrete dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim mobilizimin politik dhe angazhimin social në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Është pikërisht përkeqësimi i situatës epidemiologjike që kthen ditën e bacilit TB në vitin 1882 në ditë botërore që në vitin 1992 dhe që në vitin 1996 bëri të shpallej Ditë zyrtare në Kombet e Bashkuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vendosur përsëri këtë sëmundje në qendër të vëmendjes dhe e ka shpallur situatën epidemiolgjike të TB si “emergjencë botërore”. Megjithëse shkaktari i sëmundjes ka më shumë se një shekull që është zbuluar dhe prej 50 vjetësh ekzistojnë medikamente efikase për shërimin e të sëmurëve me TB, situata përkeqësohet. Brenda një viti në botë ka mbi 8 milionë raste të reja, nga të cilat 2-3 milionë vdesin: Thënë ndryshe, në çdo sekondë vdes një njeri nga TB. 95% e rasteve të reja dhe e vdekjeve nga TB janë në vendet e varfra në zhvilim. Pra TB ka qënë dhe mbetet një sëmundje infektive por me karakter të shprehur social. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera ish-socialiste, situata mund të konsiderohet relativisht e mirë. Qeveria shqiptare e ka konsideruar tuberkulozin si një problem të rëndësishëm për shëndetin publik dhe përparësi të saj, u tha në konferencë, gjë që është reflektuar në legjislacionin e saj. Puna e organizuar e mjekëve pneumofiziatër, e bën Shqipërinë që sot të radhitet në vendet me incidence relativisht të ulët, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria krahasohet me vendet e Evropës Qendrore përsa i përket incidencës së TB. 19-20 për 100 mijë banorë ose 580 raste të reja në vit. Në vendin tonë, TB është më i theksuar në zonat verilindore dhe në qytetet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Kjo ka të bëjë me faktorë historike, pasi në këto zona vazhdimisht ka qënë më e lartë, si dhe me faktorë ekonomikë e socialë. Shqipëria prej 4 vjetësh ka filluar zbatimin e DOTS (strategjia më efikase për kontrollin e TB) dhe tani po bëhen përgatitje të mëdha për aplikimin në Fondin Global, gjë që do të ngrinte nivelin e kontrollit të TB .
Eglantina Bardhi

Pse femrat dallohen nga meshkujt?      pse  femrat dallohen nga mashqit.jpg


Shkenctarët kanë deshifruar kodin gjenetik të kromozomi X femror i cili është i lidhur me më shumë se 300 sëmundje.

Ai përmban 1100 gjene ose rreth 5% të gjenomit njerzor së bashku me informacionin e cila mund të ndihmojë që të përmirësohet diagnoza e sëmundjes së hemofilisë, verbërimit, autizmit dhe leukemisë.Nga ky zbulim i k
ëtyre shkenctarëve tregon se tek gratë ka shumë dallime se sa është menduar dhe janë më të komplikuara nga meshkujt sa i përket gjeneve.
Gratë kanë 2X kromozome kurse meshkujt XY të cilat i japin vetitë mashkullore.X kromozomi
është më i madh se ai Y, dhe femrat kanë 2X kromozome i cili njëri zakonisht është joaktiv.
Ndryshimet gjenetike dhe sëmundjet si daltonizmi, autizmi dhe hemofilia të cilat janë të lidhura me kromozomin X më shpesh godasin meshkujt sepse ata nuk kanë kromozomin tjetër X i cili do të zëvendësonte mungesat.
Kromozomi X është bartës edhe i shumë gjeneve të cilat kanë lidhje me prapambetjen psiqike dhe gjenit më të madh të quajtur DMD në gjenomin njerzor. Ndryshimet në DMD, shkaktojnë distrofinë muskulare të Duchenn, një sëmundje e rëndë dhe fatale tek meshkujt.




  schwanger.jpgMultivitaminat për shtatëzani mund të jenë të rrezikshëm për fëmijë


Shumë gra shtatëzana vitaminat e tyre të cilat i përdorin gjatë shtatëzanisë nuk i ruajnë në vende të sigurta, larg fëmijëve. Por nëse atë e bëjnë mund të shpëtojnë jetën e fëmijës së vogël, thotë dr Kathleen Delaney nga UT Southwester Medical Center.
"Shumica mendojnë se këso lloj barna janë shumë të sigurta - se ato janë vetëm vitamina" tha dr Delaney. "Mirëpo vitaminat për shtatëzani përmban sasi të mëdha të hekurit e cila mund të bëhet helmuese për fëmijët e vegjël" Nëse dyshoni se fëmija ka gëlltitur multivitamina për shtatëzëna, ju duhet menjëherë të kërkoni ndihmë nga mjeku. Për këtë arsye, multivitaminat duhet trajtuar si edhe të gjitha barnat tjera dhe prodhimet tjera kimike të cilat janë të rrezikshme për fëmijët - duhet ruajtur sa më larg tyre.





Dietat e shpejta dëmtojnë zemrën


Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmrohen probleme në zemër, të rrezikshme për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë shkenctarët Amerikan.
Me vite është e njohur se tek femrat të cilat të sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës.
Përveç kësaj, shkenctarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cialt ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes të shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar vozitjen e saj në tatëpjetë. Ato kishin ndërprerë ushtrimet kur janë lodhur shumë.
33% nga këto vajza të kontrolluara pastaj, duke përfshirë edhe ato që kanë ushtruar çdo ditë për disa orë, kishin zemër të dobësuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat që nuk kanë probleme me zemër gjatë vozitjes së biçikletës në momente të caktuara do të arrijnë maksimumin e tyre. Para se të arrijnë maksimumin do të kalojë një kohë e gjatë, harxhimi i oksigjenit në kulm të ushtrimeve do të jetë e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob në atë anaerob do të kalojë një kohë e gjatë.
Përveç kësaj, zemra e personave normal do të ketë më shumë forcë për ushtrime.
Vajzat anoreksike shumë shpejt do të vijnë deri te maksimumi i tyre (i ulët), me harxhim të vogël të oksigjenit, dhe kalimi në metabolizmin anaerob do të ndodh shumë shpejt, çka do të thotë se kanë shumë tolerancë të dobët në rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.





    kompjue rsyza per  ne  shendetsi.jpg Kompjuteri po bëhet shkaktari kryesor për dobësim të syve



Mjekët Amerikan kanë vendosur një term të ri në mjeksi "Computer Vision Syndrome" (CVS), gjegjësisht sindromi i shikimit kompjuerik i cili paraqitet tek njerzit të cilët kalojnë kohë të gjatë para kompjuerit. Ky sindrom ka çrregullim të veçant tek shikimi, dhe gjithashtu ndikon në keqësimin e saj. Simptomet e CVS janë: dobësim i fokusit, kokëdhembje, pamje e dyfishtë apo e turbulluar, lodhje e shpejtë gjatë leximit, dhemje dhe skuqje e syve, dhembje në krahrorë dhe qafë. Shumica e përdoruesve të kompjuterit fillon t'i ndjejë këto simptome pas katër orë qëndrimi para kompjuterit, dhe të gjithë kanë pengesa pas qëndrimit pandërprerë rreth 6 orë. Mjekët këshillojnë 9 mënyra për të zvogluar lodhjen e syve dhe syza speciale kur punohet në kompjuter.





Pse na vjen ftohtë?


Këmbët, gishtat të ftohta apo të mpira: A bëhet fjalë vetëm për "termostatin" e brendshëm të prishur apo janë shenjat për ndonjë sëmundje serioze?
Trupi për të mbajtur çdo herë temperaturën konstane në brendësi përdorë termogjenezën; nëse ky mekanizëm nuk funksionon si duhet, më së pari këtë e ndjejnë ekstremitetet që janë më larg "ngrohësit" të organizmit, zemrës. Megjithatë, në disa raste, duart e ftohta mund të jenë shenja të problemeve serioze shëndetsore, të cilat duhet kontrolluar dhe shëruar.
Tre këshilla se si të ngroheni:
Vishuni më trash. Çizmet janë mënyra më e mirë për ngrohjen e këmbëve.
Shmangu ushqimit të rëndë. Nëse është ushqimi i rëndë, për tretjen e saj në mëlçi dhe lukth vjen një sasi më e madhe e gjakut, dhe prandaj një sasi më e madhe është e koncentruar në këto organe.
Ndaloni duhanin. Nikotina zvoglon kapilarët. Kështu duhani zvoglon temperaturën në duar dhe këmbë: secila cigare ul temperaturën për një gradë celsius gjatë 20 minutave.
Shumë faktorë ndikojnë në rritjen e fëmijës duke e përfshirë këtu edhe trashëgimi n ë, ushqimin dhe gjendjen shëndetësore. Mund të vlerësohet në shumë mënyra. Nëse ushqimi është adekuat dhe nëse nuk ekziston ndonjë sëmundje kronike shumica e fëmijëve arrijnë rritje dhe zhvillim normal.

Bebet
Bebet dhe fëmijët zakonisht nuk rriten në mënyrë ideale të barabartë-ata kanë tendencë të rriten në “periudha”. Te ata ndryshim në lartësi dhe peshë shfaqet për kohë të shkurtë. Viti i parë i jetës është periudha e rritjes më të shpejtë. Mesatarisht në vitin e parë, bebe e lindur me 3.2 kg do ta trefishojë peshën dhe do të peshojë rreth 10 kg.

Fëmijët e vegjël
Në vitin e dytë normal rritja ngadalësohet, fëmija mesatarisht shton në peshë nga 2-3 kg çdo vit të ardhshëm deri në “majën” e madhe të dytë që ndodh në pubertet.

Metodat për vlerësimin e rritjes
Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të vlerësohet rritja të fëmijët dhe adoleshentët. Më shpesh përdoren këto :
  • Matjet themelore që përfshijnë peshën , lartësinë dhe madhësinë e kokës.
  • Vlerësimi i përmbajtjes trupore, siç është indi dhjamor dhe masa muskulare.
  • Njehsimi i BMI (body mass index)
  • Krahasimi me standardet-duke i shfrytëzuar vijat e rritjes dhe hartat e rritjes, të cilat mundësojnë matjet të interpretohen objektivisht.
Vlerësimi i përmbajtjes trupore

Përfshin disa matje ekzakte siç është përcaktimi i indit dhjamor dhe masës muskulore. Ato janë matje të shtrenjta, të komplikuara dhe që realizohen me vështirësi. Zakonisht shfrytëzohen në hulumtimet mjekësore.

Indeksi i masës trupore (BMI)
Përcaktimi i BMI është mënyra më e shpeshtë që të vlerësohet se një i rritur a është nën peshën normale për të, me peshë normale, ose mbi peshën normale. Ky është një numër që e interpreton peshën në relacion me lartësinë e atij personi. Njehsohet ashtu që pjesëtohet pesha e shprehur në kilogramë me lartësinë e shprehur në metra katrorë.

BMI te fëmijët dhe adoleshentët
Nëse BMI është prej 20-25 atëherë llogaritet si peshë e shëndoshë. Kjo vlen për të rriturit por, nuk vlen për fëmijët. Te të rriturit, rritja ka mbaruar dhe nëse BMI është më e lartë kjo tregon se sasia e indit dhjamor është e zmadhuar. Fëmijët rriten dhe te ata sasia e indit dhjamor ndryshon tërë kohën si edhe BMI i tyre. P.sh., ky indeks është më i vogël gjatë moshës parashkollore e pastaj rritet deri në pubertet dhe deri në periudhën e të rriturit.
 

Vijat standarde dhe hartat e rritjes

Këto harta shfrytëzohen për vlerësimin e rritjes te fëmijë t . Ato janë fituar nga hulumtime të mëdha mbi popullatën dhe e pasqyrojnë diapazonin normal të lartësisë dhe të peshës, për popullatën e dhënë, në cilëndo moshë, deri në periudhën e të rriturit. Në vendin tonë shfrytëzohen harta internacionale të rritjes, të cilat janë përpunuar në bazë të hulumtimeve mbi popullatat nga më shumë shtete të ndryshme.

Hemoragjia dhe Plaget
Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth duke u kujdesur te mos ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur me rrobe ose me nje cope pambuk te paster dhe bandazhojeni fort. Nese rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonje rrobe te paster, te hekurosur me hekur te nxehte dhe shterngojeni fort me dore ose me fashature tjeter.

Shoku
Shenjat jane: zbehja, lekura e ftohte, pulsi i shpejte, frymemarrje siperfaqesore, dobesia. Qetesojeni te semurin duke e shtrire per toke ne qetesi absolute, lironi rrobat e shternguara, mbeshtilleni me batanije ose xhakete, por pa e mbinxehur. Ne te kunderten siguroni ngrohje artificiale ose ferkojeni. Çojeni te semurin ne spital sa me shpejt.

Djegiet
Per te lehtesuar dhimbjet zhytet anesia ne uje te akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Çani flluskat e lekures dhe vendosni mbi to pomade ose vaj. Mbulojeni pjesen e djegur me garza te thata e te pastra. Ne djegiet e renda çojeni pacientin sa me shpejt ne spital.

Thyerja e Kockave
Frakturat duhet te levizin sa me shpejt. Fiksoni dhe mbeshtesni pjesen e demtuar sa me pare. Krahet duhet te sigurohen me delikatese pas trupit. Kur thyhet kemba lereni te demtuarin shtrire ne pozicionin me te pershtatshem. Therrisni vetem mjekun specialist ose urgjencen mjekesore. Gjate rruges lidhni kemben e thyer me ate te shendoshe.

Helmimi
Nese i demtuari eshte pa ndjenja perdorni vetem frymemarrjen artificiale. Ata qe jane te ndergjegjshem se jane demtuar nga helme grryese qe shkaterrojne indet (siç jane acidet, etj) te pine sasi te medha qumeshti. Ne rastet e helmimeve me ilace gjumedhenese ose qetesuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhene te demtuarit te pije nje gote te ngrohte me dy luge kripe.

Te Fiktit
Uleni personin qe i merren mendte. Lagini fytyren me uje te ftohte. Ulni koken me poshte se gjunjte. Nese humbet ndjenjat shtrijeni per toke, i ktheni koken anash dhe jepini te nuhase amoniak. Nese gjendja nuk permiresohet mbajeni ne qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

Ngrirja
Ngrohni pjeset e ngrira te trupit me uje ne temepraturen 38-40 grade C. Mos perdorni reflektore apo borsa me uje te ngrohte.

Goditja nga Dielli
Lahet trupi me uje te ftohte.

Humbja e lengjeve nga dielli (Dehidratimi)
Jepini te semurit disa gllenjka me uje te kripur, gjysem gote uje cdo 15 minuta gjate nje ore. Lirojeni te demtuarin nga rrobat dhe vendosni kompresa me uje te ftohte ne trup. Kembet te mbahen ne pozicion ngritur. Me pas dergoni te semurin ne spital.

Pickimet nga Insektet
Perpiquni te hiqni thumbin qe eshte ngulur ne trup dhe lyheni zonen e pickuar me locion kalamine per te menjanuar te kruajturit. Nese personi i humbet ndjenjat ose ka enjtje te trupit duhet thirrur menjehere mjeku.

Atak Zemre
Shenjat jane: dhimbje e zgjatur shtypese ose shqetesim i pazakonte prapa drrases se kraharorit. Dhimbja perhapet ne shpatull, qafe, krah ose nofull. Shoqerimi me djersitje, te perziera, te vjella, frymemarrje e veshtiresuar. Disa here personi qetesohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e mesiperme. Ne keto raste minutat jane te çmuara, thirrni me urgjence mjekun.


Rëndësija.e.sexit.në.një,martes

Kërko në Internet
Google . Shqip
Kerko Te Niti


Ju Jeni Vizotr Tani
..::ORA DHE DATA::..
Free Blog Content

 
Today, there have been 4 visitors (7 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=