Disa ILahi te Adem Ramadanit !

     Adem Ramadani - Dasma.mp3Adem Ramadani - Dasma.mp3 4251KB Jan 27 2007 07:13:50 AM

Adem Ramadani - Zgjohu.mp3Adem Ramadani - Zgjohu.mp3 3369KB Jan 27 2007 07:24:23 AM                           

                                  Adem Ramadani    

 

<object width="425" height="350"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/7VTGOL6HHc4"></param><param name="wmode" value="transparent"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/7VTGOL6HHc4" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="350"></embed></object>

 

 

 << Ç'është Feja Islame?>>

 

       

Dhikri (përmendja e Allahut)

Dua nga Kurani i Shenjte

Allahu (subhanehu ue teala) thotë në Kur'an: 

"Me perkujtoni mua me adhurim, Une ju perkujtoj juve me shperblim, me falenderoni dhe mos me mohoni" (El-Bekare: 152)
"O ju qe besuat, perkujtoheni Allahun sa me shpesh." (El-Ahzab: 41)
"Ti permende zotin tend ne vete (ne heshtje) me respekt dhe me frike, jo me shprehje te larta, permende ne mengjes e ne mbremje dhe mos u be prej atyre qe nuk kane kujdes." (El-A'rafë: 205)

I Dërguari i Allahut - Muhamedi a.s. ka thene:

"Shembulli i atij i cili ben dhiker Zotit te tij dhe atij qe nuk ben dhiker eshte sikurse i te gjallit me te vdekurin."
"Allahu thote: "Une jam prane robit tim ashtu sikur qe me mendon: nese me permend ne vete, do ta permend ne veten Time, nese me permend ne grup, do ta permend ne nje grup me te mire se ata, e nese me afrohet nje pellembe, do t'i afrohem nje krah, nese me afrohet nje krah, do t'i afrohem nje pashe, e nese me vjen duke ecur, do t'i shkoj duke vrapuar." (Buhariu dhe Muslimi)

Disa Dua

La ilahe il -Allahu uadehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala ku-li shejin kadir.
Subhan-All-llah uelhamdu lilah ue lailahe il laAllah uAllahu ekber ue la havle ue la kuvete il-la bilahhil Alijjil Adhim.
All-llahummagfir li.

perkthimi: Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut Nje dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavderimi dhe Ai eshte i plotefuqishem mbi cdo send. I madheruar qofte Allahu, falenderimi i takon Allahut, nuk ka te adhuruar pervec Allahut, Allahu eshte me i madhi, s'ka ndryshim e as fuqi pa ndihmen e Allahut te lartemadheruar, pastaj lutesh e thua ''O Zoti im me fal mua''
Kush e thote kete do t'i falen mekatet, e nese lutet do t'i pranohet lutja, e nese ngrihet e merr abdes dhe falet do ti paranohet namazi. (Trasmeton Buhariu (Fet-hul-Bari 3/39 dhe te tjere.)
 
Duaja qe duhet thene kur zgjohemi nga gjumi.
Arabisht: Elhamdu lilahil-ledhi ahjana ba'dema ematena ue ilejhin-nushur. (Mutefekun alejhi)
Perkthimi ne shqip: Falenderimi i qofte Allahut i cili na ringjalli pasi qe na beri te vdekur dhe te Ai eshte tubimi. (Ketu gjumi konsiderohet si nje vdekje e vogel)
 
Kur te zgjohemi nga gjumi:
Elhamdu li-lahil -ledhi a fani fi xhesedi ue redde alejje ruhi ue edhine li bi dhikrihi.
perkthimi: Falenderimi i qofte allahut i cili ma mbrojti trupin tim, ma kthehu shpirtin tim dhe ma mundesoi qe ta permendi Ate.
 
Duaja kur te veshim ndonje rrobe:
arabisht: Elhamdu lil-lahil-ledhi kesani hadha (etheube) ue rezekanihi min gajri haulin minni ue la ku'uetin.
perkthimi: Falenderimi i qofte Allahut i cili ma mundesoi te veshe kete rrobe dhe me furnizoi me kete pa ndihmen e fuqine time.
Duaja kur veshim ndonje rrobe te re:
arabisht: Allahume lekel -hamdu ente keseutenihi ,es-eluke min hajrihi ,ue hajri ma suni -a lehu, ue eudhu bike min sherrihi ue sherri ma suni-alehu.
Perkthimi: O Zoti im, Ty te qofte falenderimi, Ti je Ai i cili me furnizove me kete, te lutem me dhuro te miren e saj dhe te miren per cfare eshte punuar. Kerkoj mbrojtjen Tende nga e keqja e saj dhe nga e keqja per cfare eshte punuar ajo.
Duaja qe i themi dikujt kur shohim se ka veshur rrobe te reja.
arabisht: Tubli ue juhlifullahu teala.
perkthimi: E shtjerresh dhe Allahu ta zevendesofte me tjeter.
 
Ç'duhet thene kur e heqim rroben:
arabisht: Bismilah
perkthimi: Me emrin e Allahut.
 
Çfare duhet te themi para se te hame buke:
arabisht: Allahume barik lena fi ma rezaktane ue kine adhebe-nar, Bismilah!
perkthimi: O Zot, na beko ne kete ushqim qe na e mundesove dhe na ruaj nga denimi i zjarrit, Bismilah!

 

Dua nga Kur'ani i Shenjtë

"E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. (Kur'an 2:186)

  1.  “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”  2:201

  2.  “Zoti ynë! na dhuro durim! na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!  2:250

  3. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! 2:286

  4. "Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!  2:286

  5. “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” 7:23

  6. “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47

  7. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.  7:89

  8. Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126

  9. “All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti në, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë! Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtarë!” 10:85-86

  10. "Zoti ynë! s’ka dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.  14:38

  11. "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”  18:10

  12. "Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!" 60:4

  13. "Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti. 60:5

  14. “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. 66:8

  15. “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.  6:162

AMIN!
**********************************************************************

 


Duá Personale
*************************

**********************************************************************************

**********************************************

Për shumë Muslimanë që nuk flasin Arabisht, DUÁ-të  apo lutjet, ndonjëherë konsiderohen si fjalë të mira Arabe që Imamët i thonë pas namazit. Ata zakonisht përsërin "Amin" pas të tjerëve pa e kuptuar se çfarë janë duke kërkuar nga Allahu. Disa të tjerë mundohen të memorizojnë Duatë më kryesore në Arabisht dhe kështu që ta kuptojnë se çfarë thuhet.

Por një gjë që shpesh harrohet për Duatë është se bërja e Duasë është një proçes komunikimi direkt me Allahun dhe Allahu i di të gjitha gjuhët. Në të vërtetë Ai i krijoi dhe i bëri të ditura të gjitha gjuhët. Po ashtu Allahu e di se çfarë fshihet në qoshet më të thella të zemrave tona.

Ndaj pse të mos i nxjerrim jashtë lutjet tona. Pse të mos e lëmë duá-ne të bëhet si 'terapi' për ne. Kështu, ti i ulur në pozicion falje paraqet dhe kërkon prej Atij që është në kontroll, Atij që të njeh ty më mirë se ç'e njeh ti veten, për gjithçka që dëshiron (sidomos në 10 ditët, sidomos netët, e Ramazanit).

Tek Suneti i Profetit (as) gjejmë disa Dua që mund dhe duhet të përdoren gjatë Natës së Kadrit.

Për shembull, në një hadith të transmetuar nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ajo e ka pyetur Profetin se çfarë duhet të thotë Natën e Kadrit, ai i është përgjigjur: "Thuaj: Allahume inneke efu'un, tuhibul ef'ue, fe fuane (O Allah, Ti je mishërim i faljes dhe Ti e do faljen, ndaj më fal mua)." [Ahmad, Ibn Majah, Tirmidhi]

Sidoqoftë Duaja nuk duhet të bëhet duke qenë i shpërqëndruar. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejra Profeti (as) ka thënë: "Bëj Dua dhe të jesh i sigurtë se do të përgjigjet, dhe dije se Allahu nuk i përgjigjet Duasë që del nga një zemër e shkujdesur e cila nuk përqëndrohet." (Tirmidhi)

Në vijim do të gjeni disa shembuj të Duave personale që mund t'i bëni sidomos gjatë Ramazanit (por edhe në çdo kohë tjetër):

1. O Allah, të lutem të më falësh për gjithë gabimet që kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Ti je Mëshiruesi, të lutem më fal, dhe më ndihmo të rri larg nga gabimet. Unë jam kaq i dobët dhe Ti jë kaq i Fuqishëm. Të lutem më shto sinqeritetin.

2. O Allah, të lutem udhëzoji prindërit dhe motrat e mia në rrugën tënde e të mos vdesin pa e kuptuar se kush është Zoti. Lëri të shikojnë të vërtetën dhe ndihmoji ndaj presionit të miqve e shokëve që mundohen t'i largojnë ata nga Ty.

3. O Allah, të lutem udhëzoji komshinjtë e mi në rrugën tënde. Ata janë njerëz të mirë e të ndershëm dhe janë të mirë me ne. Ata asnjëherë nuk kanë folur keq për fenë tonë, të lutem udhëzoji ata në rrugë të drejtë.

4. O Allah, bëj që çdo aspekt i jetës sime të jetë për Ty dhe në shërbim të Krijimit Tënd. Dhe të lutem mi largo gjithë ato nijete false që i kam.

5. O Allah, shpëtoje njerëzimin nga armiku i vetvetes. Mbro krijimin Tënd nga opresioni dhe sill drejtësinë. Na mbro nga dhuna, frika dhe rreziku, Ti je Mbrojtësi ynë.

6. Ja Allah, më lër të të dua ashtu siç e meriton Ti, dhe më bëj të të kem frikë ashtu siç e meriton Ti, dhe të iki nga kjo botë duke i shërbyer krijimit Tënd vetëm për hir Tëndin.

7. Oh Allah, më shto diturinë, por le të jetë kjo dituri me sinqeritet dhe jo për të kërkuar famë, status, pasuri materiale. Le të shërbejë kjo dituri për çështjen Tënde në rrugën që Ti e pranon, dhe le të përfitojë njerizimi nga ajo.

8. Oh Allah, të lutem mi udhëzo fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët. O Zot mbroji nga gjithë influencat e këqia që i rrethojnë. Jepu atyre shokë besimtarë dhe ndihmoji ata të rrinë në Rrugë të Drejtë (Siratul Mustekin).

9. Oh Allah, më udhëzo që të kërkoj dituri për Ty dhe këtë fe të bekuar (Islamin) nga njerëz që janë të sinqertë, që kanë dituri të saktë për Islamin.

10. Oh Allah, të lutem më ndihmo të rri larg nga Harrami në këtë botë.

11. Oh Allah, mos më lë të iki larg nga Ty, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat Ti më teston. Le të shërbejnë këto vështirësi për të më bërë Musliman më të fortë dhe më të sinqertë.

12. Oh Allah, bekoji dijetarët dhe liderët që mundohen ta vënë Islamin në rrugën e balancuar të Profetit tonë të dashur.

13. Oh Allah, bekoji të gjithë ata që më kanë dhënë mua mësim për Ty dhe për Islamin.

14. Oh Allah, më jep mundësi që t'i fali të gjithë ata që më kanë lënduar me fjalët apo veprat e tyre. Të lutem O Allah na i bashko zemrat.

15. Oh Allah, të lutem më ndihmo t'i shlyej borxhet (nëse ke kuptohet). Më jep mundësira që janë Hallall që të dal sa më shpejt nga borxhi, e kështu të vij para Teje në Ditën e Gjykimit pa asnjë borxh.

16. Oh Allah, hapja rrugën djalit/vajzës time që të martohet sa më shpejt. Le të martohet me një vajzë/djalë që është i sinqertë dhe i devotshëm ndaj Teje, si dhe të jenë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

17. Oh Allah, të lutem t'i dhurosh shokut tim --- dhe gruas së tij --- fëmijë të shëndetshëm. Ata dëshirojnë kaq shumë të kenë fëmijë dhe inshaAllaj ata do të jenë prindër të mirë.

18. Oh Allah, ndihmoji jetimët dhe të varfërit kudo ku janë. Më jep mundësi të bëj sa të mundem për ta.

19. Oh Allah, udhëzoji dhe mbroji të rinjtë tanë nga droga, alkooli, si dhe të gjitha Harramet që ekzistojnë në shoqërinë tonë.

20. Oh Allah, ma pastro zemrën nga sëmundja e arrogancës dhe krenarisë, dhe le të vdesë si një Musliman i sinqertë dhe i përulur.

21. Oh Allah, unë kam qenë kaq i padurueshëm dhe nevrik në sjelljen time, të lutem më jep durim dhe më ndihmo të kontrolloj nervikosjen/zemërimin.

22. Oh Allah, ma hap rrugën që të shkoj në Haxh sa më shpejt të jetë e mundur, e kështu të plotësoj detymin tim ndaj Teje.

23. Oh Allah, hiqe perden nga sytë e atyre që janë mashtruar dhe e shohin Islamin si diçka të keqe nga injoranca e tyre ose nga stereotipizimi i mediave.

24. Oh Allah, silli gjithë njerëzit më afër Teje dhe më afër njeri-tjetrit.

25. Oh Allah, më ndihmo të ndaloj zakonin tim të keq të të ngrënit e tepërt/ të folurit e tepërt/ pirjen e duhanit, etj.

Le të shërbejnë këto Dua vetëm si udhëzim. Ju mund t'i ndryshoni apo të shkruani të tjera Dua për vete. Qëllimi është që të fillojmë të komunikojmë me Zotin direkt, me stilin tonë, me gjuhën tonë. 

E vërtetë është: Allahu e di për çfarë ju keni nevojë. Por Atij i pëlqen të dëgjojë nga ju. Kujto hadithin: Ebu Hurejra transmeton se Profeti (as) ka thënë: "Allahu është i mërzitur me ata që nuk i kërkojnë Atij asgjë." (Tirmidhi)


besi171@

Es-selamu alejkum 
                        

                    Detyra e rinis . për ju Rini Muslimane..

 

Detyrat e rinisë

        

 

                 „Për të parë largë duhet shikuar afër“

„Nëse nuk ka zgjidhje, është sepse nuk  ka problem „

 

Populli i  Ballkanit  patën fatin të jenë të goditur nga ideja komuniste dhe deri vonë të jenë nën presionin e saj. Prindërit tanë, edhe pse të rritur në frymën komuniste arritën që tek fëmijet e tyre të përcjellin pak a shume krenarinë e identitetit. Të ndikuar mjaftë nga ajo frymë (komuniste), ata nuk e mohuan asnjëherë fenë e tyre tërësisht edhe pse ndikimi i komunizmit bëri që kjo ndjenjë të zbehet tek ata. Prap se prap ata përcollën tek ne ndjenjën e të qenurit musliman, dhe sot tek ne vazhdon të jetë prezente kjo ndjenjë. Borxhi ynë është i madh. Nuk ka borxh pa përgjegjësi.

Jetojmë në Ballkan , këtë pjese të botës ku problemet nuk zgjidhen asnjëherë përfundimisht ku madje ato edhe shumë rrallë gjenden, jetojmë në zemër të Evropës, kjo lidhëse e madhe e Lindjes me Perëndimin. Dhe si pjesëtarë të këtij komuniteti para nesh shtrohen kërkesa të shumta ndoshta edhe të ndryshme nga të tjerët.

Ne gjendemi në një pozicion të mrekullueshëm për ti ofruar të ardhmes njerëzore diçka më të bukur, më të qetë e më paqësore. Jetojmë në lidhësen Lindje – Perëndim.

Mirëpo ne flasim më shumë për atë që nuk duhet bërë se sa për atë që duhet bërë. Islami kjo fe e paqes , drejtësisë dhe e dashurisë dhe ne flasim dhe veprojmë kaq pak për këto.

Athua kemi shtruar pyetjen vetvetes se përse pikërisht jemi këtu në këtë moment?

Çdo kohë ka kërkesat e saja. Çdo person ka detyrat e tij.

Duke i ikur kësaj pyetjeje dhe ndonjëherë përgjigjes , vazhdon eklipsa e jonë.

Ne mund të flasim vazhdimisht për magjepsjen e Napoleonit me Islamin. Mund të flasim për Ibn Sinanë, e Ibn Rushdin, mund t’ju tregojmë çdo ditë tjerëve se si dikur ndërronim me perëndimorët një kokër piper me një gramë ari. Mirëpo ç’po ndryshon kjo tek ne? -  a po sjell kjo ndonjë motiv për një punë më dinamike apo po krijon tek ne një hendikep.

Ç’ndodh sot me ne ? Me bartësit dhe trashëgimtarët e një civilizimi kaq madhështorë ? Pse kokat tona janë të varura sot ?

Ka shumë shkaqe që na sollën deri këtu. Luftrat, armiqtë, .... dhe vetvetja e jonë.

Për të mos hyrë e shtjelluar ato që i kemi shtjelluar dhe lexuar mjaft shpesh deri më tani le të shtjellojmë një problem kohor dhe të mundohemi të krijojmë një shteg për të ardhmen tonë.

 

 

Në ç’drejtim t’i angazhojmë  mendimet tona ?

 

Në mugesë të diturisë, të informacionit, të realitetit (dhe jetesës në të) njeriu është mjaftë i hutuar. Në këtë gjendje ai i ngatërron mjaftë shpesh përmbajtjen me formen dhe i zhvillon në hollësi gjërat e parëndësishme , gjërat e imta, ndërsa i ikin nga syri ato që janë më thelbëesore. „Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira“ , nëse vëzhgojmë shoqërinë Islame sot, lehtë mund të vijmë në përfundimin se kjo rregullativë madhështore (siç janë edhe të tjerat) , urdhër i Zotit, është lënë bajagi pas dore. Nëse e analizojmë gjendjen tonë në thellësi do të përfundonim se embrioni i prapambeturisë sonë është në kuptimin dhe pranimin serioz të këtij parimi kuranor.  Islami njeriun e dëshiron si pjesëtar aktiv të shoqërisë dhe kërkon vazhdimisht ndikimin e tij në këtë shoqëri. Ndoshta edhe fatkeqësija e jonë është rrezultat se ne nuk kemi bërë një jetë të tillë. Nuk mund të mohojmë se ka pasur gjithnjë dëshira të sinqerta për veprim, mirëpo ka kohë që mbretëron një ndërgjegje e qetë tek ne. Vazhdimisht hasim në musliman të dëshirave të mira ndërsa në pak musliman të veprave të mira. Assesi me këtë nuk tentojmë të mohojmë punën e disa individëve , mirëpo ne duhet të pranojmë se edhe kjo është e pakët. Megjithatë e falënderojmë Zotin. « Muslimani i mirë e ka bërë atë që ka mundur të bëjë dhe ka pasur ndërgjegje të qetë, sepse e ka ditur se nuk është i obliguar për atë që është jashtë mundësive të tij. Ndërkaq ajo  „që ka mund...“   është një vetmashtrim i madh. Në të vërtetë ajo „që ka mundur  të bëjë“ është shumë më tepër se sa ajo që ai e pretendon. Këtu qëndron edhe thelbi i problemit tonë. Në kuptimin e veprimit të përbashkët dhe të koordinuar, qëndron mundësia e pakufizuar e punës dhe këtë çdo musliman duhet ta di nëse dëshiron ta zbatoj urdhërin e Zotit për vepra të mira»[1]

Fatkeqësisht, neve na mungon edhe prirja dhe vullneti për të punuar bashkarisht dhe me një plan. Në  « grumbullin » tonë (si duket vërtet i ngjajmë një grumbulli) është e rrallë shumë që veprimi i individit të përputhet me punën e të tjerëve në një tërësi. Në asgjë nuk duam të punojmë nëse nuk jemi në gjendje që ta kryejmë vetë atë punë, sepse nuk dëshirojmë të lidhemi « me atë » ose « me këtë » për një punë të caktuar. Ne duhet të disiplinohemi për një punë metodike dhe me marrëveshje dhe të themi : « Nëse filani nuk mundet ta kryej këtë e këtë, atëherë le ta kryej njëren pjesë, e pjesën tjetër e bëj unë » Mirëpo ne duhet që ta pranojmë që në mentalitetin tonë ne jemi mjaftë të individualizuar. Nëse bëjmë diçka vetëm, e bejme me më kënaqësi. Po ç’është dhe sa është ajo që mund ta bëjmë vetëm ???. Ne kemi pasur dhe kemi puntorë , mirëpo atyre u mungon puna e përbashkët.

Diçka duhet të kemi parasysh : Nuk është me rëndësi që mendimet nuk akordohen, e rëndësishme është përpjekja e përbashkët në veprën e përbashkët. Hasan el Benna thoshte : « Në atë që pajtohemi bashkëpunojmë ndërsa në atë që nuk pajtohemi arsyetohemi » , ndërsa thënja e Pejgamberit a.s. i jep edhe më shumë motiv bashkimit në përpjekje dhe në punë edhe përkundër ideve të ndryshme : « Gjejë për vëllaun tënd 100 arsye për ta arsyetuar… ». Fundi i fundit çfarë fitojnë të tjerët nga ato që neve i quajmë polimika (e që shpesh janë vetëm akuza dhe fyerje), botës i mbetet vetëm të çuditet me këto.

Për t’ju ofruar të tjerëve Islamin sot, neve na duhet një mentalitet krejtësisht tjetër. Nëse dëshirojmë t’i përgjigjemi kërkesave të ndërlikuara të shoqërisë dhe kohës së sotme, ne duhet të bëjmë një punë të mundimshme, taktike dhe metodike.

Kur them NE mendoj në JU dhe MUA. Është koha të fillojme qetë të kultivojmë një mendim pozitiv në vetët tona. Të fillojmë të punojmë bashkarisht dhe të ringjallim të tjerët, gjithmonë duke qenë së bashku. Duhet të jemi ambicioz dhe të edukojmë vetën tonë që t’i mbetemi basnik objekivave tona.

Kam sjellur disa shembuj të mirë për t’i ndjekur dhe të cilët i takojnë kohës jo fort të largët dhe që do të sillnin sukses nëse i ndjekim :

 

 

Muhamed Fatih

 

Fillimi i tij ishte ëndërra e vogël që e inkurajoi atë që kur ishte 10 vjeçar. Ishte mësuesi i tij përkrahja e të cilit rrënjosi aspiraten tek ai gjersa ishte aq i vogël. Kjo aspiratë ishte të bëhet ai për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë “Konstantinopoli do të çlirohet, komandanti i tij do të jetë komandanti më i mirë i të gjitha kohërave dhe ushtria e tij do të jetë ushtria më e mirë e të gjitha kohërave”.

Mësuesi i tij i thoshte ”Përse të mos jesh ti o Muhammed ky person?”.

Ai pastaj filloi t’a pregadiste veten për këtë mision. Ai kaluronte me kalin e tij duke hyrë në det derisa uji arrinte kapistrën e kalit. Pak nga pak arrinte deri të muret e fortifikatës së Konstantinopolit duke bërtitur me tërë forcën sikur t’i thoshte Pejgamberit a.s.”Unë do të jem ai person”.  Pastaj filloi të mësojë artin e udhëheqjes, artin e qeverisjes dhe artin e lufës. Ai mësoi 6 gjuhë dhe gjithnjë shtonte eksperiencën e tij. Caku i tij para syve ishte i qartë. Kur arriti moshën 21 vjeçare, ai çliroi Konstantinopolin.

 

Tomas Edison

 

 

 

Islam do te thote: besimi ne nje Zot dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e Profetit Muhamed a.s.

Feja Islame eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
1. Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut
2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i Zotit si profet per tere njerezine.


SHEHADETI:  

La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah.  (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)

Keto fjale feja Islame i konsideron si deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer, konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.

Kërko në Internet
Google . Shqip
Kerko Te Niti


Ju Jeni Vizotr Tani
..::ORA DHE DATA::..
Free Blog Content

 
Today, there have been 4 visitors (16 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=